Humb jetën hidrauliku gjatë punës në kantier, pranga administratorit të firmës nënkontraktore

Data

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Tiranë, ku një punëtor 64-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia gjatë punimeve në një kantier ndërtimi në zonën e Paskuqanit.

Sipas informacionit zyrtar, viktima me iniciale H. P. ishte duke kryer punime hidraulike rreth orës 10:30, kur dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia, duke pësuar dëmtime fatale. Si pasojë e plagëve të marra, ai ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Pas hetimeve të para, policia ka arrestuar në flagrancë administratorin e firmës nënkontraktore, shtetasin A. M., 61 vjeç, nën dyshimet për shkelje të rregullave të sigurisë në punë. Arrestimi u krye rreth orës 18:00 nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related