Analisti Andi Bushati ka komentuar dështimin e sondazhet për zgjedhjet presidenciale në SHBA, të cilat nxorën fituese Harris, ndërsa Trump fitoi me diferencë të madhe votash.
Bushati shfaqet skeptik, në atë që Trump do të ndërmarrë në të ardhmen, duke pasur parasysh që tashmë thuajse ka fituar të gjitha pushtetet, të bëjë korrigjimet e gjithë anomalive të dala nga mediat.
“Ky fjalim i Trump duhet parë në pikturën e madhe se çfarë ndodhi në Amerikë. Të gjithë s’ishim pompuar me sondazhet që janë aty aty. NYT fliste për erën e Kamala Harris. Gjithë kjo, tregoi në Amerikë për një dështim të një sistemi të tërë mediatik, të një kasti që e humbasin rolin e tyre primar për të dhënë realitetin dhe për t’i qëndruar një ideologjie të caktuar.
U mbars një fenomen që nuk ekzistonte në realitet. Kjo ka një anomali të madhe që shpjegohet me votën në Amerikë. Askush s’e parashikoi atë që treguan sondazhet. Kur konstaton sëmundjen e Amerikës, që është edhe e perëndimit, Trump ka të drejtë.
