Anuela Ristani i vë burrit në dispozicion makinën dhe shoferin e Bashkisë së Tiranës

Data

Në disa raste ne kemi denoncuar abuzimin që bëhet me makinat, karburantin dhe burimet njerëzore që paguhen nga taksat tona. Protagonistët e temave tona, janë drejtues të rangjeve të ndryshme, që nga ish ministrja e jashtme Olta Xhaçka e cila kishte vënë në dispozicion të nënës së saj notere një makinë të ministrisë, apo ish drejtorja e Illyrian gard e cila përcillte fëmijët për në shkollë me makinën e institucionit.

Raste të ngjashme ka patur me shumicë, kur drejtorë, kryetarë të bashkive apo edhe ministrat, e nisin ditën duke përcjellë fëmijët në kopësht apo në shkollë, në mos vetë, përmes shoqëruesve të tyre me rrogë shteti. Kjo tendencë e abuzimit me pushtetin kishte zënë rrënjë edhe në bashkinë e Tiranës, kur vetë kryetari Erjon Veliaj, çonte çdo ditë në kopësht djalin e tij.

Por ndoshta ky përdorim i aseteve shtetërore në dispozicion të fëmijëve, nuk përbën ndonjë çudi në këtë vend kur shkelja e ligjit bëhet çdo ditë hapur.

Problemi është se nganjëherë abuzimi kthehet në ves, dhe nuk mjafton aq sa thamë më sipër, por zullumi duhet të kapërcejë çdo nivel dhe ai mjeti që shteti të ka vënë në dispozicion, duket se i rri ngushtë familjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related