“Homazhe për qeverinë Rama”/ Pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit: Socialistët të heshtur e të zymtë para protestës

Data

Në politikë, shpesh një fotografi vlen më shumë se një mijë fjalë. Dhe fotot e mbledhjes së fundit të Partisë Socialiste duket se tregojnë më shumë sesa çdo deklaratë zyrtare.

Teksa jashtë Kryeministrisë protestuesit vijojnë thirrjet kundër qeverisë, brenda sallës socialistët shfaqen të heshtur, të menduar dhe me fytyra që zor se përcjellin optimizëm. Në rrjetet sociale, këto pamje janë komentuar me ironi, aq sa shumë përdorues i kanë krahasuar me një ceremoni mortore politike.

Madje, montazhet dhe memet nuk kanë munguar. Një prej tyre mban mbishkrimin: “R.I.P. Partia Socialiste e Shqipërisë”, ndërsa fotot e drejtuesve socialistë të ulur në heshtje shoqërohen me përshkrimin: “Ceremonia e heshtur e një fundi.”

Natyrisht, bëhet fjalë për satirë politike, por pamjet kanë ushqyer komentet se socialistët nuk duken aspak si një forcë që sapo ka fituar zgjedhjet dhe që kontrollon të gjitha hallkat e pushtetit. Përkundrazi, fytyrat e ngrysura, shikimet e humbura dhe atmosfera e ftohtë kanë krijuar perceptimin e një partie që po mban “homazhe” për vetveten.

Ironia në rrjet është përqendruar edhe te ideja se, ndërsa opozita proteston në rrugë, socialistët duken sikur po zhvillojnë një mbledhje reflektimi pas një humbjeje të madhe politike. “Mungojnë vetëm kurorat me lule”, shkruajnë komentuesit, duke iu referuar atmosferës së zymtë që përcjellin fotografitë.

Në fund, fotot mbeten foto dhe secili i interpreton sipas këndvështrimit të vet. Por një gjë është e sigurt: pamjet e socialistëve të heshtur kanë prodhuar më shumë reagime se shumë konferenca për shtyp, duke i dhënë rrjeteve sociale material të bollshëm për humor, satirë dhe kritika politike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related