Banorja e Rrjollit i përgjigjet Ramës nga protesta: Ne kemi shkuar në Bruksel më herët se ju

Data

Një banore e zonës së Rrjollit ka reaguar nga protesta qytetare, duke iu përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Gjatë një prononcimi para protestuesve, ajo komentoi deklaratën e kryeministrit, i cili kishte shprehur më herët se largimi i tij nga drejtimi i qeverisë do të vinte në pikëpyetje rrugën e vendit drejt Bashkimit Europian.

“Kryeministri tha: ‘Nëse largohem unë, kush do t’ju çojë në Bashkimin Europian?’ Unë mendoj se Shqipëria ka shumë individë të aftë që mund ta udhëheqin vendin drejt BE-së. Madje ne kemi shkuar më herët se ai në Bruksel. Disa prej nesh tashmë janë pjesë e Europës, ndërsa të tjerë janë në rrugën e tyre”, deklaroi ajo.

Deklarata u prit me duartrokitje nga pjesëmarrësit në protestë, e cila prej javësh po zhvillohet me kërkesa që lidhen me transparencën në projektet zhvillimore, mbrojtjen e zonave të mbrojtura dhe çështje të tjera të qeverisjes.

Komenti i banorës së Rrjollit vjen në një moment kur debati politik është përqendruar edhe te procesi i integrimit europian, pas diskutimeve të zhvilluara së fundmi në Parlamentin Europian mbi raportin e progresit të Shqipërisë dhe sfidat që vendi duhet të adresojë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related