Integrimi europian, Tabaku ngre shqetësimin: Bizneset Shqiptare të papërgatitura për tregun e përbashkët

Data

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në fjalën e saj në Komisionin e Çështjeve Europiane, ngriti shqetësimin se qeveria shqiptare ndjek politika fiskale që bien në kundërshtim me praktikat dhe standardet e Bashkimit Europian. Ajo theksoi se, ndryshe nga BE-ja që synon të mbështesë shumicën përmes incentivave fiskale, qeveria shqiptare zgjedh të përjashtojë një pakicë të vogël, duke lënë pas dore shumicën dërrmuese të popullsisë dhe bizneseve të vogla e të mesme.

Tabaku kritikoi faktin që sektori i bujqësisë, një nga më të rëndësishmit për ekonominë shqiptare, nuk trajtohet me incentiva fiskale gjithëpërfshirëse. Ajo propozoi një rregullim të skemës së kompensimit për agro-përpunuesit, që do të ndikonte drejtpërdrejt te fermerët dhe ekonomitë rurale.

Për më tepër, deputetja shprehu shqetësimin se qeveria përdor legjislacionin e BE-së në mënyrë selektive, duke përfshirë incentiva aty ku preken pakicat dhe duke përjashtuar shumicën e popullsisë nga përfitimet e politikave të përafruara. “Kjo qasje jo vetëm që bie në kundërshtim me standardet e BE-së, por edhe dëmton procesin e integrimit europian të Shqipërisë,” u shpreh Tabaku.

Në fund, ajo apeloi për një strategji të qartë dhe gjithëpërfshirëse për përafrimin e legjislacionit fiskal me atë të Bashkimit Europian, duke përfshirë edhe ndryshimet e nevojshme në politikat e TVSH-së për të mbështetur shumicën e qytetarëve dhe bizneset e vogla e të mesme.

Fjala e plotë

Znj zëvendës ministre kemi diksutuar në dy raste buxhetin me kryenegociatoren dhe ministrin për rritje të personelit dhe shqetësimi I këtij komisioni, mbi të gjitha I imi, është që ky buxhet në rritje të mos përdoret vetëm për rritjen e stafit të ambasadave por edhe për procesin e integrimit që është sot në fazën e negociatave dhe çeljes së grupkapitujve. Dëgjuam dhe mësuam që do të happen disa amabsada të reja sin ë Indi dhe disa vende të tjera por shqetësimi ynë është rritja e kapacitetit të misionit në Bruksel gjithashtu kam një shqetësim të përgjithshëm që lidhet me dy element.

Së pari, pozicioni negociues që është miratuar në kuvend dhe që është larg projektbuxhetit dhe që nuk ka asnjë pikëlidhje me buxhetin. E parë në pikëpamjen e kostimit të aktivitete të pozicionit negociues është e panevojshme që ne për element që lidhen jo vetëm me procesin zgjedhor por dhe me element të tjerë të përafrimit të përdorin fondin rezervë. Duhet patjetër që pozicioni negociues, plani rritjes, reforma e agjendës ekonomike të ishin  të integruar në vitin e parë të zbatimit të tyre vitin e parë me projektbuxhetin dhe unë nuk e shoh këtë dhe së dyti kam ngritur shqetësim dhe me kryenegociatoren në lidhje me agjendën e reformës ekonomike që duhet të ndahet me parlamentin.

Pasi kjo agjendë ka një listë ndryshimesh ligjore, dmth një legjislaion komplet tjetër, që ne duhet ta përgatisim.  Agjenda e reformave ekonomike duhet të nisë të llogarisë se sa gati është biznesi shqiptar për procesin e integrimit. A ka një diskutim të përgjithshëm për Business Radiness, pra gatishmërinë e biznesit për të përballuar ndryshimet dhe tregun e përbahskët të bashkimit Europian? Ky është një diskutim që do të nisim ne sot. Çfarë do bëj qeveria shqiptare për këtë? Nuk e shoh këtë shqetësim të reflektuar në asnjë dokument që ka ardhur në këtë komision që të ketë lidhje më këto shqetësime. Grupet e interesit, shoqatat e biznesit duhet të fillojnë që të llogasrisin kostto e tyre në lidhje me vështirësitë që do hasen në procesin e integrimit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related