Shërbimet e Policia e Shtetit kanë nisur hetimet pas gjetjes pa shenja jete të një 19-vjeçari në fshatin Nivicë, në zonën e Himarës.
Sipas të dhënave zyrtare, i riu me inicialet H. O., banues në Menia, Egjipt, është konstatuar i pajetë në orët e para të mëngjesit të datës 4 prill 2026, pranë një banese të braktisur. Njoftimi për ngjarjen është bërë fillimisht nga shërbimet e urgjencës mjekësore në Sarandë.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë evidentuar shenja dhune, ndërsa dyshimet e para të autoriteteve janë se vdekja mund të ketë ardhur për shkaqe natyrore.
Trupi i viktimës është transportuar në morgun e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë, ku do t’i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.
Ndërkohë, materialet procedurale janë referuar pranë prokurorisë kompetente, e cila po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
