Në një kohë kur pjesa më e madhe e Europës po debaton mbi rreziqet dhe rregullat për përdorimin e inteligjencës artificiale, Shqipëria po ndjek një qasje krejtësisht tjetër: po e përdor këtë teknologji për të transformuar qeverisjen dhe për të përshpejtuar integrimin në Bashkimin Evropian.
Politico i ka kushtuar një artikull të zgjeruar Shqipërisë, duke vënë në fokus mënyrën se si vendi po përqafon inteligjencën artificiale jo vetëm si mjet teknologjik, por si strategji shtetërore për të përshpejtuar integrimin në Bashkimin Evropian dhe për të luftuar korrupsionin.
Artikulli thekson se ndërsa pjesa tjetër e Europës ngurron për shkak të sfidave që paraqet IA, Shqipëria po e vendos atë në zemër të reformave të saj.
Nga përkthimi i acquis së BE-së, tek monitorimi me dronë i territorit për ndërtimet dhe kultivimin e kanabisit, deri tek nëpunësit publikë virtualë dhe analizimi i transaksioneve fiskale në kohë reale Shqipëria po synon të bëhet pionier në rajon për digjitalizimin shtetëror, duke e përdorur IA si armë kryesore për transparencë dhe efikasitet.
