“Hije të forta dyshimi” mbi investimet strategjike, Bozdo: Qeveria po fsheh dokumente në shkelje të ligjit

Data

Nënkryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Eno Bozdo, ka akuzuar institucionet qeveritare për mungesë transparence lidhur me disa investime strategjike, duke theksuar se dokumentet zyrtare po mbahen të fshehta në kundërshtim me ligjin.

Sipas Bozdos, informacioni i kërkuar lidhet me vlerësimet ligjore të aplikuesve, pronësinë e truallit, kapacitetet financiare të investitorëve si dhe lejet dhe licencat e përfituara. Refuzimi për t’i vënë këto dokumente në dispozicion të ligjvënësve, sipas tij, hedh dyshime serioze mbi ligjshmërinë e projekteve.

Ai paralajmëroi se çdo titullar institucioni që nuk jep informacionin e kërkuar do të përballet me drejtësinë dhe i bëri thirrje Komisionerit për të Drejtën e Informimit Publik të ndërhyjë, duke theksuar se ligji duhet të prevalojë mbi çdo interes korruptiv.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related