“Hetojmë çështjet bazuar në prova”/ SPAK: Veprojmë në mënyrë të pavarur

Data

Prokuroria e Posaçme ka shpërndarë një mesazh publik në rrjetet sociale, ku thekson se vepron në mënyrë të pavarur dhe se çdo hetim bazohet vetëm në ligj dhe prova konkrete.

Në mesazhin e saj, SPAK nënvizon se ushtrimi i funksioneve kryhet pa ndikime politike apo presione të jashtme dhe se çështjet penale trajtohen vetëm kur ekzistojnë prova të mjaftueshme që mbështesin akuzat në mënyrë ligjore.

Struktura e posaçme thekson se ky parim është thelbësor për misionin e saj në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke garantuar barazi para ligjit dhe vendimmarrje të pavarur.

SPAK riafirmon se pavarësia institucionale dhe mbështetja në prova janë baza e çdo veprimi dhe vendimi në proceset hetimore që ndërmerren.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related