Një aksident i frikshëm është regjistruar në afërsi të tunelit të Murrizit, ku janë përfshirë dy automjete, një makinë dhe një kamion.
Nga pamjet e siguruara nga vendngjarja, shihet se një prej automjeteve është dëmtuar rëndë, duke u ndarë pothuajse në dy pjesë pas përplasjes së fortë.
Si pasojë e aksidentit, tre të rinj kanë mbetur të plagosur. Ata janë transportuar për ndihmë mjekësore, ndërsa ende nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen e tyre shëndetësore.
Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
