Hetimi për sterilizimin dhe check-up-in, Soko: Dëshmia e kryeministrit dhe Vilma Nushit është kyçe

Data

Pano Soko nga Nisma Thurje, për hetimin parlamentar për kontratat e sterilizimit dhe chek-up ndërsa në komisionin hetimor ditën e sotme po raporton Ilir Rrapaj, deklaroi se i gjithë komisioni nuk ka kuptim pa dëshminë e Kryeministrit Edi Rama.

I ftuar në një studio televizive, Soko tha se me firmën të tij u miratuan të gjitha koncensionet.

Nga ana tjetër ai shtoi se biznesmenia Vilma Nushi është përfituesja fundore e koncensioneve.

“Biznesmeni Ilir Rrapaj u mundua që të gjente një pozicion që ta justifikonte në tavolinën kryesore.

Në tavolinën kryesore të memorandumeve, zakonisht janë vetëm palët zyrtare të cilat marrin pjesë në tavolinën e parë.

Ka dhe spektatorë të cilët rrinë nga mbrapa dhe nuk ekspozohen në kamera dhe tavolinën e parë, aq më tepër të marrin dhe gjithë vëmendjen e panelit, audiencës, përfaqësuesi i një shoqate biznesi siç mund të jetë Confitalia, natyrisht nuk të ulë në vendin e parë.

Zotëria mund të ndjek gjithë mbledhjet, por ai ishte garanti që do të merrte ekzekutimin e asaj marrëveshje që do ekzekutohej.

Ishte aty si miku i ish-ministrit Rrjepaj dhe i njohur rishtaz i ministrit Beqaj, si personi që do e ekzekutonte, se përfaqësuesi i Confitalia nuk të ulë në tavolinën e parë.

Monitorimi është një ndër problemet, njësia e zbatimit të projektit, ministra që firmos kontratën është përgjegjëse dhe për monitorimin e kontratës.

Si i fshehin këta lekët e tepërta? Këta fryjnë investimet, shpenzimet, thotë bleva një makinë që kushtoi 100 mijë euro, por në fakt e ka blerë 10 mijë euro.

Monitorimi i kësaj është pikërisht autoriteti kontraktor, ministria përkatëse që përgjigjet për këtë gjë.

Pika kryesore e koncensioneve është te shpenzimet, se fusin shpenzime të fryra.

Raportet janë bërë, por jo për të zbuluar, por për të certifikuar. Ne kemi raporte të së njëjtës ministri që ka firmosur kontratat koncensionare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related