Trump pezullon Lotarinë Amerikane të Green Card: Vendim drastik pas sulmit të përgjakshëm në universitet!

Data

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka marrë një vendim të fortë duke pezulluar programin e Lotarisë Amerikane për Green Card, i njohur zyrtarisht si Programi i Vizave të Diversitetit (DV). Vendimi vjen pas një sulmi të armatosur në Universitetin Brown, ku javën e kaluar humbën jetën dy persona, duke tronditur opinionin publik amerikan.

Sipas raportimit të BBC, autori i dyshuar i sulmit ishte një shtetas portugez, i cili kishte hyrë në SHBA në vitin 2017 përmes programit të lotarisë së Green Card dhe kishte përfituar leje qëndrimi të përhershme. I dyshuari u gjet i vdekur të enjten.

Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, konfirmoi se pezullimi i programit është bërë me urdhër të drejtpërdrejtë të Presidentit Trump, duke deklaruar se masa synon:

“të sigurojë që asnjë amerikan tjetër të mos dëmtohet nga ky program shkatërrues”.

Autoritetet amerikane besojnë gjithashtu se i dyshuari, Claudio Neves Valente, 48 vjeç, është përgjegjës edhe për vrasjen e një profesori portugez të MIT-it, Nuno Loureiro, disa ditë para sulmit në universitet, duke e bërë rastin edhe më alarmant për sigurinë kombëtare.

Programi i Lotarisë së Green Card ofron çdo vit deri në 50 mijë viza, përmes një përzgjedhjeje të rastësishme, për shtetas nga vende me nivele të ulëta emigrimi drejt SHBA-së. Megjithatë, ky mekanizëm ka qenë prej vitesh në shënjestër të kritikave nga Donald Trump.

Në një reagim në rrjetet sociale, Kristi Noem rikujtoi se Trump kishte tentuar ta shfuqizonte këtë program që në vitin 2017, pas një tjetër sulmi të rëndë në Nju Jork, ku një emigrant kishte vrarë tetë persona me një kamion.

Pezullimi i Lotarisë Amerikane pritet të shkaktojë reagime të forta politike dhe diplomatike, si brenda SHBA-së ashtu edhe në vendet që tradicionalisht përfitojnë nga ky program, ndërsa mbetet e paqartë nëse masa do të jetë e përkohshme apo drejt shfuqizimit përfundimtar të skemës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related