“Hetimi na ndau, gjyqi është betejë ligjore”/ Monika Kryemadhi: Emocionet mbaruan, tani flasin provat

Data

Pas shtyrjes së seancës në GJKKO, Monika Kryemadhi ka reaguar për mediat, duke komentuar zhvillimet e fundit në procesin gjyqësor.

Ajo u ndal edhe te ndikimi që çështja ka pasur në jetën e saj personale, duke iu përgjigjur pyetjes nëse ky proces ka ndikuar në marrëdhënien me Ilir Meta. Kryemadhi deklaroi se faza emocionale ka përfunduar dhe tashmë gjithçka do të përqendrohet në përballjen ligjore.

“Big Brother-i i emocioneve ka mbaruar, tani nis beteja ligjore”, u shpreh ajo.

Në deklaratën e saj, Kryemadhi kritikoi gjithashtu sistemin e drejtësisë, duke pretenduar se ai funksionon mbi baza politike dhe synon të prodhojë statistika përmes rasteve të bujshme.

Sipas saj, mbajtja në burg e figurave të njohura politike, përfshirë Ilir Meta dhe Erion Veliaj, përdoret për të krijuar perceptimin e “shpagimit” të klasës politike.

“Duket sikur synohet të tregohet se klasa politike po ndëshkohet, për të nxjerrë statistika dhe për të krijuar një narrativë të caktuar”, tha ajo.

Procesi në GJKKO pritet të vijojë me shqyrtimin e provave dhe argumenteve të palëve, në një çështje që mbetet në qendër të vëmendjes publike dhe politike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related