Protestuesit marshojnë në ish-Bllok, thirrje qytetarëve: “Bashkohuni me ne, çohuni nga kafja”

Data

Pas rreth dy orësh fjalime përpara godinës së Kryeministrisë, pjesëmarrësit në protestën kombëtare vijuan tubimin me një marshim nëpër rrugët e kryeqytetit.

Një nga ndalesat e marshimit ishte zona e ish-Bllokut, ku protestuesit iu drejtuan qytetarëve që ndodheshin në lokalet e zonës me thirrje për t’iu bashkuar protestës.

“Bashkohuni me ne, çohuni nga kafja”, ishte një nga thirrjet e dëgjuara gjatë marshimit.

Protestuesit ecën në mënyrë paqësore përgjatë rrugëve të zonës, duke vijuar me brohoritje dhe slogane kundër qeverisë.

Marshimi u zhvillua në kuadër të protestës së 28-të radhazi, e cila gjatë mbrëmjes nisi me grumbullimin e qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, vijoi me fjalime përpara Kryeministrisë dhe më pas me lëvizjen e protestuesve në disa akse të Tiranës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related