‘’Buxheti 2025 është antisocial’’/ Blushi: Rama ka planifikuar grabitjen e përbindshme nëpërmjet koncensioneve dhe..

Data

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi gjatë një konference shtypi ka akuzuar Edi Ramën se me buxhetin e projektuar për vitin e ardhshëm është tallur me pensionistët dhe me indeksimin e pagave.

Sipas Blushit, “nëpërmjet këtij buxheti tërësisht antisocial dhe antiqytetar, që thellon varfërinë dhe nxit shpopullimin dhe në anën tjetër shton korrupsionin skizofrenik, që ka zhvatur plot 8.2 miliard euro nga taksat, nga gjaku, mundi, djersa dhe sakrificat e shqiptarëve dhe bizneseve të ndershme, të pensionstëve dhe të familjeve në nevojë”.

Deklarata e plotë:

Edi Rama dhe banda e “Rilindjes”, nëpërmjet buxhetit të vitit 2025, po përgatiten për vjedhjen më të madhe dhe më të përbindshme në historinë e Shqipërisë, të vendit me qytetarët më të varfër në të kontinentin.

Nëpërmjet këtij buxheti tërësisht antisocial dhe antiqytetar, që thellon varfërinë dhe nxit shpopullimin dhe në anën tjetër shton korrupsionin skizofrenik, që ka zhvatur plot 8.2 miliard euro nga taksat, nga gjaku, mundi, djersa dhe sakrificat e shqiptarëve dhe bizneseve të ndershme, të pensionstëve dhe të familjeve në nevojë, Qeveria nuk parashikon t’ua kthejë me shërbime dinjitoze, me paga dhe pensione më të larta.

Përkundrazi, ka parashikuar ose më mirë ka planifikuar që tani grabitjen e përbindshme nëpërmjet koncensioneve dhe PPP-ve korruptive, nëpërmjet inceneratorëve, mijëra tenderave sekretë dhe rrugëve të florinjta.

Buxheti është instrument, për të garantuar rritjen e mirëqenies dhe për ta bërë më të mirë jetesën e shqiptarëve, të sigurtë, që garanton një sipërmarrje dhe zhvillim ekonomik më të fortë dhe më konkurrues.

Por kur shohim këtë buxhet, nuk është një tjetër veçse një buxhet llokmash për oligarkët, dhe as thërrime nuk ngelin për qytetarët.

Buxheti vjetor i Shqipërisë 8.2 miliard euro është 2.3 herë më i lartë se sa buxheti i Kosovës, 3.6 miliard euro.

Por në Shqipëri, ndihma ekonomike, pagat dhe pensionet janë shumë herë më të ulëta se sa në Kosovë, sepse paratë e shqiptarëve shpërdorohen nga korrupsioni i shfrenuar qeveritar.

Në buxhetin e vitit të ardhshëm, Qeveria e Kosovës ka përcaktuar fondin prej 916.5 milionë euro për pagat, duke përfshirë një rritje prej 55 euro për çdo punonjës të sektorit publik nga janari, ndërsa 110 euro nga korriku.

 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related