Balla kundër Hagës: Akuzë e turpshme ndaj UÇK-së, të gjithë në protestë më 17 shkurt

Data

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar ashpër pas kërkesës së Prokurorisë në Hagë për dënime të rënda ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, duke e cilësuar aktakuzën si një sulm të padrejtë dhe të mbushur me trillime ndaj luftës çlirimtare të popullit të Kosovës.

Në një reagim publik, Balla thekson se ironia më e madhe qëndron në faktin se e njëjta prokurori ka kërkuar në të kaluarën dënime shumë më të lehta për autorët e krimeve serbe gjatë luftës, pavarësisht masakrave, përdhunimeve dhe zhdukjeve masive të civilëve shqiptarë.

Sipas Ballës, kjo qasje përbën një standard të dyfishtë të drejtësisë ndërkombëtare dhe një përpjekje për të njollosur historinë e rezistencës dhe sakrificës së UÇK-së. Ai kujton se krimet e kryera ndaj popullsisë shqiptare në Kosovë përfshijnë mijëra të vrarë, dhjetëra mijëra gra e vajza të përdhunuara dhe mijëra persona të zhdukur, për të cilët drejtësia ende nuk ka folur me të njëjtën forcë.

Në këtë kuadër, Taulant Balla u bën thirrje qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në protestën e 17 shkurtit në Prishtinë, duke e konsideruar praninë qytetare si një mesazh të qartë kundër padrejtësisë dhe në mbrojtje të luftës çlirimtare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related