Në Hagë u mbajt seanca me deklaratat hyrëse për çështjen ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe ndaj Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi, të cilët akuzohen për pengim të drejtësisë.
Gjatë seancës, Thaçi u shpreh: “Jam plotësisht i pafajshëm”, duke mohuar akuzat e ngritura në aktakuzën e dytë ndaj tij.
Edhe të pandehurit e tjerë janë deklaruar të pafajshëm përballë trupit gjykues.
Procesi gjyqësor pritet të vijojë me paraqitjen e provave dhe dëshmive nga palët, ndërsa çështja po ndiqet me vëmendje të lartë në Kosovë dhe në arenën ndërkombëtare.
