Rreth mesditës, Linda Rama është parë duke hyrë në Vilën 31 në Tiranë, ku më herët ishte drejtuar edhe kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së kabinetit qeveritar.
Lëvizja e kryeministrit vjen menjëherë pas rrokadave në qeveri, për të cilat ai nuk ka dhënë ende shpjegime publike. Nga mbledhja e sotme munguan Belinda Balluku, Elisa Spiropali dhe Pirro Vengu, ndonëse zyrtarisht ata mbeten në detyrë deri në votimin e ndryshimeve në Kuvend.
Ende nuk ka informacion për ndonjë takim zyrtar në Vilën 31. Ndërkohë, Parlamenti pritet të vendosë më 5 mars për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, vendim që do t’i hapte rrugë veprimeve të mëtejshme nga SPAK.
Ndryshimet në kabinet kanë tërhequr vëmendje edhe për faktin se disa nga emrat e rinj konsiderohen si persona të afërt me Ballukun, duke shtuar debatet politike në lidhje me situatën aktuale.
