Gjatë konferncës së hapjes së grup-kapitujve për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, ministri i Jashtëm i Hungarisë, Péter Szijjártó tha se nën presidencën hungareze është arritur që të përshpejtohet procesi i zgjerimit të BE me Ballkanin Perëndimor.
Ai tha se duam që vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e BE dhe se vendi ynë duhet të ecë para.
“Procesi ishte i shtyrë në mënyrë konstante dhe kjo ishte bllokim për rreth 15 vite ku nuk kemi parë as marrje masash as hapa para të rëndësishëm drejt zgjerimit.
Ndaj duam që vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e jona.
Në 6 muajt e fundit kemi vendosur çdo përpjekje për të përshpejtuar procesin për Shqipërinë që në 2009 Shqipëria ka paraqitur kërkesën për akses, në 12014 mori statusin kandidat.
