Hapja e fushatës nga PS/ Paloka: E shpifur, Majko u detyrua të kërcente, Ballukut i takon se e bëjnë milionat…

Data

Kryetari i Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar ashpër ndaj hapjes së fushatës nga Partia Socialiste, duke e cilësuar si një “shfaqje të shpifur”. Gjatë një interviste televizive, Paloka nuk ka kursyer as kritikat ndaj eksponentëve të PS që morën pjesë në aktivitetin e organizuar, duke i cilësuar ata si “të përdorur” dhe të shndërruar në pjesë të një komedie politike.

“Ajo shfaqja ishte jo vetëm tallëse për shqiptarët, por edhe për ata që kishin dalë aty,” tha Paloka, duke u shprehur veçanërisht për ish-kryeministrin Pandeli Majko, i cili, sipas tij, u detyrua nga Rama të kërcente. “Pandeli Majko, dy herë kryeministër, e detyroi Rama të kërcente, Pandi që s’ka kërcyer kurrë në jetën e tij,” shtoi Paloka. Ai u ndal edhe te zv/kryeministrja Belinda Balluku, duke thënë se asaj “i takon të kërcejë dhe të hidhet përpjetë se e bëjnë milionat në xhep” ta bëjë atë veprim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related