“Hajduti kur e bën rrugë, vazhdon” – Kalaja: Balluku ka video, ndaj Rama nuk e lëshon

Data

Analisti Aulon Kalaja ka komentuar sesionin e ri parlamentar, duke u shprehur se nuk solli asgjë të re dhe se palët politike vijojnë me të njëjtën qasje të vjetër, të shoqëruar me kaos dhe përplasje.

Në një intervistë televizive, Kalaja u ndal veçanërisht te situata e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke theksuar se mazhoranca duhet ta kishte lënë të lirë për t’u hetuar nga drejtësia. Sipas tij, qëndrimi i saj në Parlament përbën provokacion dhe rrezikon të ndikojë në procesin hetimor.

Kalaja theksoi se Balluku, duke qenë ende në pushtet, mund të intimidojë dëshmitarë dhe të ndikojë te provat. Ai shtoi se arsyeja pse kryeministri nuk e ka “lëshuar” është fakti se, ndryshe nga Arben Ahmetaj që ka folur përmes shkresave, Balluku – sipas tij – disponon video komprometuese.

“Hajduti, kur e bën rrugë, vazhdon. Kur ke pushtet, ke edhe mundësi të ndikosh. Nëse Ahmetaj ka shkresa, Balluku ka video. Kjo është arsyeja pse nuk po preket,” u shpreh Kalaja.

Ai shtoi se kjo situatë po e vendos qeverinë në një raport të vështirë me drejtësinë dhe partnerët ndërkombëtarë, ndërsa paralajmëroi se standardet e dyfishta nuk mund të mbahen pafundësisht. Sipas tij, rikthimi i parlamentarizmit dhe ndarja reale e pushteteve janë thelbësore për funksionimin e demokracisë në vend.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related