Një telefonatë e pazakontë ka vënë në alarm Policinë në Vlorë, pasi një person ka deklaruar: “Hajdeni se kam vrarë mamanë”.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, forca të shumta policie, përfshirë patrullat “Shqiponja” dhe strukturat operacionale, janë nisur drejt vendit të dyshuar për të ndërhyrë me urgjencë.
Megjithatë, pas kontrolleve paraprake dhe verifikimeve në terren, autoritetet nuk kanë konstatuar asnjë provë apo rast që të konfirmojë një krim të tillë.
Sipas burimeve, personi që ka bërë telefonatën ka fikur telefonin menjëherë pas komunikimit, duke e bërë më të vështirë identifikimin e tij.
Policia vijon punën për të zbuluar autorin e telefonatës dhe për të sqaruar plotësisht rrethanat e këtij alarmi, i cili dyshohet të ketë qenë i rremë.
