Hajdari kundër Berishës si kandidat për kryeministër, Noka iu kërkon vartësve të tij të..

Data

Hajdari kundër Berishës si kandidat për kryeministër, Noka iu kërkon vartësve të tij të takojnë drejtuesit e degëve të PD që ka mashtruar Basha

Është zhvilluar dje mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike më dyer të mbyllura. Nga bisedat e zbardhura në këtë mbledhje, deputeti Flamur Noka gjatë fjalës së tij ka thumbuar ish-kryetarin e kësaj force politike, Lulzim Bashën. Ai i ka dhënë porosi anëtarëve që të bëjnë takime me drejtuesit e degëve, që sipas tij janë mashtruar nga ish-lideri i PD. Noka u shpreh se PD duhet ti hap derën çdokujt që është kundër qeverisë. “Drejtuesit e PD-së,  Kryesisë, Këshillit Kombëtar, kryetarët e degëve të kontaktojnë me çdo demokrat për ta integruar në strukturë. Ne duhet të jemi të hapur dhe të shtrijmë dorën e bashkimit për demokratët si edhe jodemokratët, por që janë kundër qeverisë. Takoni veçanërisht drejtuesit e degëve që janë mashtruar nga pengu( Basha).  Protesta e 11 korrikut duhet të jetë madhështore sepse jemi e vetmja parti në Evropë ku lideri ynë është i burgosur politik pa provë, fakte dhe akuzë”, deklaroi Noka. Në fjalën e saj nga mbledhja e Këshillit Kombëtar, deputetja Rudina Hajdari propozuar që PD të mos futet në zgjedhje me Berishën si kandidat për kryeministër. “Me betejën e drejtuar nga lideri i PD Berisha u bë i mundur bashkimi dhe rikthimi i flamurit të PD. Jam dakord me çdo pikë dhe presje me rezolutën. Na ndajnë 9 muaj nga zgjedhjet e ardhshme. Kam respekt të jashtëzakonshëm për Sali Berishën si politikan. Por e rëndësishme është të diskutojmë për të ardhmen e PD-së. Duhet të shohim një parti  për të ardhmen ndoshta 15 vitet e ardhshme që nuk ka në qendër vetëm një person, por të një grupi njerëzish. Z Berisha ka bërë një punë të jashtëzakonshme. Do propozoja që PD të futet në zgjedhje me një kandidat tjetër për Km, jo z. Berisha”, deklaroi Hajdari dje. Ndërkohë në mbledhje u miratua edhe rezoluta e bashkimit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related