Me pranga në duar dhe nën masa të rrepta sigurie, Maduro dhe gruaja e tij transferohen drejt New York-ut

Data

Një autokolonë nën masa të forta sigurie ka transportuar ish-presidentin e Venezuelës nga Qendra Metropolitane e Paraburgimit në Brooklyn drejt New York-ut, ku ai pritet të paraqitet sot para gjykatës.

Ai u pa duke dalë nga një automjet i blinduar, i veshur me uniformën e paraburgimit dhe me pranga në duar, ndërsa më pas u transferua me helikopter. Pranë tij ndodhej edhe bashkëshortja, e cila gjithashtu po mbahet në paraburgim dhe nën shoqërim të rreptë nga autoritetet.

Sipas burimeve, të dy pritet të përballen me procedurat fillestare gjyqësore në një gjykatë federale në New York, në kuadër të akuzave të rënda penale. Autoritetet amerikane nuk kanë dhënë ende detaje të tjera mbi seancën apo masat që mund të vendosen.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related