Protesta masive pritet të mbahen në Francë kundër emërimit të Michel Barnier si kryeministër të vendit.
Manifestimet u thirrën nga partitë e krahut të majtë, kandidatja e të cilave për postin e kryeministrit u refuzua nga presidenti Emmanuel Macron.
Në një intervistë televizive, Barnier, që vjen nga qendra e djathtë, tha se ishte i hapur të formonte një ekzekutiv ku të përfshihen edhe elementë të së majtës.
Por partitë e së majtës janë të zemëruara për faktin se kandidatja e tyre për postin e kreut të qeverisë, Lusi Kastets u refuzua nga presidenti pasi nuk kishte shanse t’i mbijetonte votëbesimit në Asamblenë Kombëtare.
