Elbasani sot është nën tymin e helmit dhe poshtërimit. Kryetari i Bashkisë, Gledian Llatja, personazhi pa personalitet, pa dinjitet dhe pa pikë ndjeshmërie, ka hyrë në historinë e zezë të këtij qyteti si Kryebashkiaku i Turpit dhe i Toksikut. Nën drejtimin e tij, qyteti u mbush me tym kancerogjen për ditë të tëra, ndërsa qindra fëmijë, të moshuar dhe qytetarë u helmuan në heshtje, duke thithur ajrin e ndotur deri në palcë.
Por ky nuk është më një “incident” apo “shqetësim”. Kjo është një VEPËR E PASTËR PENALE, e dënueshme nga ligji shqiptar! Gledian Llatja nuk është thjesht fajtor moralisht, por edhe ligjërisht.
Sipas Nenit 201 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë:
“Ndotja e ajrit” që sjell rrezik për shëndetin e njerëzve dënohet me gjobë ose me burgim deri në 5 vjet. Nëse ndotja sjell dëmtime të rënda për shëndetin e njerëzve, dënimi mund të shkojë deri në 10 vjet burgim.
Sipas Nenit 278/a të Kodit Penal:
“Shkatërrimi me zjarr” që rrezikon jetën ose shëndetin e njerëzve dënohet me burgim deri në 15 vjet.
Sipas Nenit 289 të Kodit Penal:
“Mosveprimi i organeve kompetente për parandalimin ose shmangien e pasojave të rënda” dënohet me burgim deri në 7 vjet.
Këto janë ligje konkrete, jo teori! Këto janë nenet që duhet të ishin vënë në lëvizje menjëherë ndaj këtij kryebashkiaku që e la një qytet të tërë në mëshirë të zjarrit dhe tymit vdekjeprurës.
Por në vend që të japë dorëheqje apo të mbajë përgjegjësi penale, Gledian Llatja ka paturpësinë të dalë para kamerave dhe të kërkojë “ndjesë” për helmimin që i bëri Elbasanit. Ky është kulmi i cinizmit dhe i kriminalitetit institucional!
Ky njeri pa personalitet dhe pa dinjitet nuk e kupton se nuk mund ta mbulojë këtë krim me një deklaratë. Ai duhet të ishte sot para Prokurorisë, nën hetim për veprat penale që ka kryer me neglizhencë, papërgjegjësi dhe injorim të plotë të jetës së qytetarëve.
Elbasani ka nevojë për drejtësi, jo për falje të helmuesve!
Në çdo vend normal, sot Gledian Llatja do ishte i pezulluar, i hetuar dhe me të gjitha pasojat që parashikon ligji. Por ky nuk është vetëm një test për një kryebashkiak të dështuar; kjo është prova më e qartë që qytetarët e Elbasanit kanë mbetur të vetëmbrohen përballë pushtetit lokal që ka kthyer landfillin në një furrë vdekjeje.
Ky njeri nuk meriton asnjë minutë më shumë në krye të bashkisë. Ai meriton hetim penal, ndjekje gjyqësore dhe ndëshkim të plotë sipas ligjit!
