Gjysma e vendit në errësirë totale, Blushi: Belinda Balluku, drejtuese e korrupsionit në sektorin energjitik

Data

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka akuzuar ministren e Energjitikës, Belinda Balluku, për korrupsion dhe keqmenaxhim në sektorin energjetik, duke e lidhur këtë me ndërprerjen masive të energjisë elektrike mbrëmjen e kaluar. Sipas Blushit, sektori energjetik është kthyer në një burim korrupsioni të përmasave kriminale, që ka sjellë dëme të rënda për ekonomitë familjare dhe atë kombëtare.

Blushi ka deklaruar se ndërprerja e energjisë, e cila ndodh për herë të dytë pas “blackout”-it të qershorit, është e pajustifikueshme, duke pasur parasysh se digat janë plot dhe miliona euro janë shpenzuar për investime. Ai ka theksuar se dy TEC-et lundruese “Tigri 1” dhe “Tigri 3” në Vlorë, të cilat kanë konsumuar qindra milionë euro, nuk kanë prodhuar asnjëherë energji të dobishme për konsumatorët.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related