Zëdhënësja e antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka dalë sot në një deklaratë për mediat ku tha se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, nuk ndalet me shkeljen e ligjit.
Vangjeli denoncoi sot 57 kontrata publike tenderash që Veliaj, sipas saj, në mënyrë korruptive ka lidhur në shkelje të ligjit me 3 subjekte tregtare.
Pasi paraqiti dokumentet, Vangjeli tha se Veliaj në vend ta skualifikonte ofertën e paraqitur nga kompania në pronësi të një personi të dënuar apo ofertën e paraqitur nga bashkimi i operatorëve (pjesë e të cilit ishte subjekti me pronar të dënuarin), i jep në total rreth 7 milion euro tendera atij së bashku me familjarët e tij.
Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:
Erjon Veliaj nuk ndalet me shkeljen e ligjit.

