Gjykata Themelore në Gjilan ka nxjerrë urdhër arrest, përfshirë edhe një ndërkombëtar, kundrejt ish-gruas së reperit Fero, modeles Arbenita Ismajli. Ky vendim erdhi si pasojë e moszbatimit të vendimit të gjykatës që parashikonte takime të rregullta mes vajzës dhe babait sipas materialit gjyqësor sipas aktgjykimit të C.nr.3508/2024, të datës 12.06.2024.
Prokuroria e Kosovës ka ngritur dyshime serioze për “moszbatim të vendimit të gjykatës” dhe “marrje të paligjshme ose mos-dorëzim të fëmijës”, pasi Arbenita, sipas aktakuzës, ka penguar takimet e paracaktuara në datat 2, 16 dhe 28 gusht 2024, në Kundërshtim me vendimin e Gjykatës Themelore – Degës Civile.
Në akuzë përmblidhen dokumente ligjore që përfshijnë vendimin e gjykatës, autorizimet joformale, revokimin juridik dhe komunikimet ndërmjet palëve dhe policisë. Prokuroria ka ngritur kallëzim penal dhe i ka dorëzuar çështjen për procedim të mëtejshëm në institucionet përkatëse, ndërsa autoritetet kanë kërkuar bashkëpunim ndërkombëtar për zbatimin e urdhrit.
