Gjykata e Vlorës lë në burg tre punonjës të sigurisë private pas incidentit në Zvërnec

Data

Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për dy punonjës të sigurisë private, Artur Grami dhe Gazmend Vathi, të arrestuar pas incidenteve të regjistruara gjatë protestave në zonën e Zvërnecit.

Sipas hetimeve paraprake, dy të arrestuarit dyshohet se janë përfshirë në ushtrimin e dhunës ndaj një qytetari gjatë protestës kundër projektit që ka shkaktuar debat të gjerë publik në këtë zonë.

Prokuroria ka bërë të ditur se po vijon verifikimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, si dhe për të përcaktuar përgjegjësitë individuale të personave të përfshirë.

Më herët, e njëjta masë sigurie ishte vendosur edhe ndaj Geraldo Bibës, punonjës i kompanisë së sigurisë private “Major Security”, i cili akuzohet për ushtrim dhune ndaj një protestuesi gjatë përplasjeve të ndodhura në terren.

Ngjarja ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik dhe ka rikthyer debatin mbi mënyrën e menaxhimit të protestave, përdorimin e forcës nga kompanitë private të sigurisë dhe respektimin e të drejtave të qytetarëve gjatë tubimeve publike.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht ngjarjen dhe për të identifikuar çdo person tjetër që mund të ketë pasur rol në incidentet e ndodhura në Zvërnec.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related