Deputeti socialist Klevis Jahaj paraqitet në SPAK, nuk bëhen publike arsyet e thirrjes

Data

Deputeti i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Klevis Jahaj, është paraqitur këtë të premte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Deri më tani nuk është bërë e ditur arsyeja e thirrjes së deputetit socialist në organin e akuzës, ndërsa nuk ka pasur asnjë komunikim zyrtar nga SPAK lidhur me këtë paraqitje.

Edhe vetë Jahaj ka zgjedhur të mos japë deklarata për mediat, duke u larguar pa bërë asnjë koment mbi vizitën e tij në Prokurorinë e Posaçme.

Mbetet ende e paqartë nëse deputeti është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni për një çështje, dëshmitarit apo për ndonjë procedim konkret që po hetohet nga SPAK.

Ndërkohë, pritet që në vijim të ketë sqarime zyrtare nga organet e drejtësisë për të hedhur më shumë dritë mbi arsyet e paraqitjes së deputetit socialist në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related