Gjykata e Lartë lë në fuqi pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut

Data

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, duke lënë në fuqi masën e pezullimit të saj nga detyra.

Rekursi ishte depozituar nga mbrojtja ligjore e Ballukut, e cila kundërshtonte vendimin e mëparshëm të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), të marrë me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), duke e cilësuar masën të paligjshme.

Me vendimin e Gjykatës së Lartë, masa e sigurisë e vendosur nga GJKKO mbetet në fuqi.

Belinda Balluku është nën hetim nga SPAK në disa procedime penale. Sipas organit të akuzës, hetimet përfshijnë dyshime që lidhen me procedurat për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, 11 procedura të tjera tenderuese, si dhe një procedim për pastrim parash dhe fshehje pasurie në lidhje me një vilë në Dhërmi, e cila dyshohet se kontrollohet prej saj, por figuron në emër të personave të tjerë.

Hetimet ndaj ish-zëvendëskryeministres vijojnë, ndërsa ajo ka mohuar akuzat e ngritura ndaj saj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related