Gjykata e Fierit dënon tre të pandehurit për vrasjen e dyfishtë në Roskovec

Data

Gjykata e Fierit ka shpallur vendimin për çështjen e vrasjes së dyfishtë të ndodhur në Roskovec në vitin 2024, duke dënuar tre të pandehurit për vrasjen e vëllezërve Lavdrim Kurtaj dhe Gramoz Kurtaj.

Sipas vendimit të gjykatës:

  • Altin Kuka u dënua me burgim të përjetshëm për veprën penale të vrasjes në rrethana cilësuese, kryer në bashkëpunim. Ai u shpall gjithashtu fajtor edhe për armëmbajtje pa leje, por në bashkimin e dënimeve u vendos dënimi përfundimtar me burgim të përjetshëm.
  • Ervis Kuka u dënua me 30 vite burg për veprën e vrasjes në rrethana cilësuese në bashkëpunim, si edhe për armëmbajtje pa leje dhe drejtim të parregullt të automjetit.
  • Emauriso Kuka u dënua me 27 vite burg në bashkimin e dënimeve, ndërsa për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi përfundimtar u ul në 25 vite burg.

Sipas akuzës, ngjarja ndodhi pas një konflikti të mëparshëm mes palëve. Hetimet e Prokurorisë arritën në përfundimin se pas përplasjes fillestare, të pandehurit u organizuan dhe përdorën një armë automatike për të qëlluar ndaj dy viktimave, të cilat humbën jetën në vendngjarje.

Vendimi është dhënë në shkallë të parë dhe mund të ankimohet në Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm brenda afatit ligjor prej 15 ditësh nga njoftimi i tij.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related