Në një kohë kur flasim masivisht për turizmin, ndalemi shumë pak tek mjedisi që vazhdon të ndotet masivisht në vendin tonë, kjo edhe për faktin se Agjencia Kombëtare e Mjedisit e drejtuar nga Arta Dollani është një institucion me zyrtar të padobishëm që marrin vetëm rrogën dhe nuk kryejnë punë.
Më konkretisht mund të ndalemi edhe tek Tirana, ku ndotja e mjedisit ndodh në hundën dhe sytë e zyrtarëve të lartë, pasi kompanitë e ndërtimit zakonisht i kryejnë punimet në shkelje të rregullave të mjedisit.
Boldnews.al denoncoi ditën e sotme se si kompania “PEPA GROUP”, e cila ka fituar tenderin për ndërtimin e shkollës 9-vjeçare “Pjetër Budi” ndot masivisht mjedisin duke e mbuluar të gjithë zonën aty nga pluhuri masiv.
Siç shihej edhe në video, një mjegull masive e krijuar nga pluhuri i prishjes së ndërtimeve kishte “pushtuar” rrugën në krah, ku ishte e pamundur që të shihje fundin e saj.
Dhe ky skandal ndodhet në mes të ditës dhe në mes të Tiranës dhe nuk ka asnjë reagim si nga ana e Policisë po ashtu edhe nga inspektoriatet e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.
