Një gjykatës federal bllokoi përkohësisht të premten administratën e Presidentit Trump që të dërgojë me leje të detyruar 2200 punonjës të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).
Gjykatësi Carl Nichols në Uashington, i cili është emëruar nga Presidenti Donald Trump, pranoi kërkesën e dy shoqatave të punonjëve federale dhe ra dakord për të pezulluar planet për të dërguar punonjësit me leje të detyruar, duke nisur që nga mesnata e së premtes.
Shoqatat e punonjësve federalë ngritën padi duke kërkuar nga gjykata federale që të ndalte mbylljen e USAID-it, me argumentin se Presidentit Donald Trump i mungon autoriteti për të mbyllur një agjenci të krijuar me legjislacion të Kongresit.
“MBYLLENI”, shkroi Presidenti Trump në mediat sociale të premten, duke iu referuar USAID-it.
Të premten, emri i agjencisë, në një tabelë jashtë selisë qëndrore të USAID-it në Uashington, u mbulua duke përdorur letër ngjitëse. Po ashtu prej aty u hoq dhe një flamur.
