Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur të pafajshëm deputetin e Partisë Demokratike, Flamur Noka, i akuzuar për shpifje.
Çështja ishte ngritur nga një efektiv i Burgut të Peqinit, i cili kishte kallëzuar Nokën në tetor të vitit 2025, duke kërkuar shpalljen fajtor dhe përgënjeshtrimin publik të deklaratave të tij.
Pas shqyrtimit të provave dhe dëgjimit të palëve, trupa gjykuese vendosi se fakti i pretenduar nuk përbën vepër penale, duke rrëzuar kështu akuzën për shpifje.
Vendimi u dha nga gjyqtarja Rudina Palloj, ndërsa palët kanë të drejtë ta ankimojnë atë në Gjykatën e Posaçme të Apelit brenda 15 ditëve nga komunikimi i vendimit të arsyetuar.
Procesi mbyllet kështu në shkallën e parë me pafajësi për deputetin e opozitës.
