8 dhjetor:Dialogu me të kaluarën na frymëzon,por e ardhmja lë pikëpyetje.A duhet rinia ta shkruajë kapitullin e radhës?

Data

“E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Kohët kanë ndryshuar, ku pas tri dekadash, çdo gjë nuk shihet me të njëjtit sy, sikurse kjo thirrje që kujtohet vazhdimisht në çdo datë 8 dhjetor. Një simbolikë kombëtare që përkujton sakrificën e një grupi protestuesish, studentë dhe pedagogë të bashkuar, për një nga organizimet më të rëndësishme dhe vendimtare që pa Shqipëria në kthesën e saj nga diktatura komuniste, duke shembur njëherë e mirë regjimin e diktatorit Enver Hoxha. Në një mjedis trazirash, kjo protesë shihej si zgjidhja e vetme për ti kthyer faqen demokracisë dhe lirisë.

Protesta e studentëve të dhjetorit në vitet ’90, e cila solli rënien e regjimit komunist në Shqipëri.

Pikërisht kjo thirrje, që mbetet një etiketë për studentët e dhjetorit, përsëritet vazhdimisht me të njëjtat ritme, teksa përballë revoltës për reagim, kjo shtresë e shoqërisë qëndron përballë urgjencës së emigrimit, nga largimet e pakthyeshme të të rinjve drejt Europës, duke e parë këtë të fundit si një destinacion, më shumë se sa një projekt kombëtar nga qeveria shqiptare. Nëse në vitet e atëhershme, të rinj dhe intelektualë protestonin për të ndërtuar një Shqipëri të re, sot një pjesë masive e tyre zgjedhin të ikin prej saj, për të prekur një realitet të ri që u premton të ardhmen.

 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related