Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar datën 5 qershor për zhvillimin e seancës së parë gjyqësore ndaj kreut të Partia e Lirisë, Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi.
Seanca do të mbahet në orën 11:00.
Sipas shortit të hedhur në GJKKO, çështja do të shqyrtohet nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Marinela Osmani dhe Rudina Palloj.
Meta dhe Kryemadhi do të përballen me proces gjyqësor me procedurë të zakonshme.
Ndërkohë, për personat e tjerë të përfshirë në të njëjtën dosje, Gjykata e Posaçme ka vendosur më herët zhvillimin e gjykimit të shkurtuar.
