Një incident i rëndë u shënua në Xhaminë e Madhe në Mekë, ku një burrë dyshohet se tentoi t’i jepte fund jetës brenda ambienteve të xhamisë. Ngjarja u parandalua falë reagimit të menjëhershëm të forcave të sigurisë.
Sipas autoriteteve, një punonjës sigurie ndërhyri në kohë për të ndaluar veprimin, duke pësuar lëndime gjatë përpjekjes për të shpëtuar personin. Oficeri u transportua për trajtim mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në një deklaratë zyrtare, autoritetet lokale bënë me dije se forcat e posaçme reaguan menjëherë për të vënë situatën nën kontroll dhe për të garantuar sigurinë e besimtarëve. Procedurat ligjore janë ndjekur sipas rregulloreve në fuqi, ndërsa personi i përfshirë ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ministria e Brendshme theksoi se ndërhyrja e shpejtë shmangu pasoja më të rënda dhe ruajti qetësinë në një nga vendet më të shenjta të botës islame.
Më pas, drejtuesit fetarë u bënë thirrje pelegrinëve të respektojnë shenjtërinë e xhamisë dhe të përqendrohen në adhurim, duke rikujtuar se ruajtja e jetës është një parim themelor i besimit islam.
