Gjeneralë, ushtarakë, ministra dhe oligarkë drejt burgut për bazën e Sarandës, në krye të kësaj afere qëndron Presidenti Bajram Begaj, personazhi që “iu bëri gropën” në SPAK paralajmëron Edi Ramën pas sulmeve të tij ndaj drejtësisë

Data

Në nuk komentojnë vendimet e drejtësisë së re”. Është ky truku që përdor shpesh herë kryeministri Edi Rama për të dalë nga situata sa herë gjendet përballë kërkesës për të shpjeguar korrupsionin e njerëzve të tij të afërt në qeveri që bien në pranga. Por këtë premtim “e harroi” dje teksa ishte i pranishëm në promovimin e kalendarit turistik veror “TEA”. Duke u ndalur te zhvillimet e fundit në infrastrukturë, kreu i qeverisë u ndal edhe te investimet në portet e vendit, të cilat i konsideroi një pikë të rëndësishme të zhvillimit të turizmit. Ndërsa vendimin e SPAK-ut për të bllokuar investimin privat në Portin e Limionit në Sarandë e ka konsideruar absurd. “Dua të shtoj edhe portet sepse jemi një vend që trashëguam një situatë prej vrime të zezë në Mesdhe dhe një vend që praktikisht nuk figuronte fare në hartën e lundrimit turistik të Mesdheut. Siç e dini ka filluar puna për portin turistik të Durrësit, të Vlorës. Jemi në pritje të përfundimit të një absurdi lidhur me Limionin e Sarandës, një absurd i natyrës le të themi juridike, por në fakt s’është i tillë, është shumë pranë letërsisë surrealiste sesa letërsisë juridike. Jemi shumë optimistë që me hapjen e këtij komponenti të sektorit që janë portet turistike kuadri do të jetë jo vetëm tërësisht i plotësuar, por njëkohësisht do të kemi një rritje shumë te ndjeshme jo thjesht të numrit të vizitorëve, por të të ardhurave nga këta vizitorë. Rritja e përmuajshme e numrit të kontratave të hoteleve me 5 yje është shumë domethënëse. Deri para disa vitesh 5 yjet nuk i afroheshin fare idesë se mund të vinin në Shqipëri. Qershia mbi tortë është Tirana e cila deri para disa vitesh ishte një kryeqytet që zbrazej në verë, ndërkohë që sot Tirana rritet në numër gjatë sezonit të verës për shkak të numrit të turistëve”, tha Rama.

Reagon Artur Meçollari

Pas sulmeve të kryeministrit Edi Rama ndaj SPAK, gazeta  kontaktoi me denoncuesin e kësaj afere, ish-zv.komandantin e Forcave Detare Artur Meçollarin, i cili paralajmëroi se kjo dosje do të fundosë shumë zyrtarë të lartë. Ai tha se Rama do të shpëtojë oligarkët.  “KM Rama shumë i shqetësuar për Limionin. Fole si bashkëpronar në investim. Fole hapur, por fole keq, siç nuk të takon. Fole për herë të tretë në dy muaj, duke sulmuar SPAK-un. Të lejohen punimet, sipas KM Rama, që kur të nisi procesi gjyqësor s’ka rëndësi sa gjeneralë, ushtarakë dhe nënpunësa civilë, ministra, etj, do të akuzohen për korrupsion dhe do kenë fatin të hanë supë të ftohtë. Përgjegjësi personale. Mjafton ndërtimi të jetë fakt dhe oligarkët të mos preken.  Merre shtruar, se ke premtuar që nuk bën komente për vendimet e gjykatave. Ke tre vendime gjykatash për “sekuestron preventive” të Bazës Detare të Limionit, dy të GJKKO-ve dhe një Gjykatës së Lartë, me argumentin se “është cënuar siguria kombëtare, marrëdhëniet me NATO-n, si dhe misioni dhe operacionaliteti i Forcës Detare”, shprehet Meçollari. Ish-zv.komandanti i Forcave Detare, thotë gjithashtu se në krye të kësaj afere qëndron Presidenti Bajram Begaj, si ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, duke shtuar se është pyetur dy herë nga SPAK. “Dorëzimi i bazës së Sarandës ka nisur me një akt të ish-shefit të shtabit të përgjithshëm, aktualisht President i Republikës, i cili më 18 gusht 2020 i ka kërkuar Forcës Detare të bëjë dorëzimin e bazës. Forca Detare nuk ka pranuar ta dorëzojë. Po ashtu, në mars 2021, po me një shkresë të shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Bajram Begaj, është kërkuar sërish dorëzimi i bazës. Në fund, dorëzimi është bërë në 2022 pas një kontrate të lidhur nga Komanda e Forcës Detare. Begaj ka urdhëruar në maj 2022 Komandën Logjistike që t’i vërë në dispozicion Forcës Detare mjetet e transportit për lirimin e bazës”, ka thënë ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related