Gjendet një person pa shenja jete në Levan të Fierit/ Dyshohet arrest kardiak

Data

Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në zonën e Levanit, në Fier.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është një 45-vjeçar, i cili ndodhej duke punuar tokën kur është ndjerë keq. Banorë të zonës e kanë konstatuar në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kanë njoftuar menjëherë shërbimet e urgjencës.

Ambulanca ka mbërritur në vendngjarje, por pavarësisht ndihmës mjekësore, 45-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Sipas dyshimeve të para, vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak. Autoritetet kanë nisur verifikimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të dokumentuar shkakun përfundimtar të vdekjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related