Gjendet e vdekur në një hotel vajza e aktorit të njohur hollivudian, dyshimet e para

Data

Victoria Jones, vajza e aktorit të njohur hollivudian Tommy Lee Jones, u gjet e pajetë të enjten në një hotel luksoz në San Francisko, sipas mediave të huaja.

Ajo ishte 34 vjeç dhe u gjet pa shenja jete pak para orës 03:00 të mëngjesit, sipas orës lokale. Shkaku i vdekjes mbetet ende i panjohur, ndërsa burimet zyrtare bëjnë me dije se deri më tani nuk ka prova që të tregojnë për një akt kriminal. Autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Victoria ishte vajza e aktorit 79-vjeçar, fitues i çmimit Oscar, dhe e ish-bashkëshortes së tij, Kimberly Clafley. Ish-çifti kanë edhe një djalë tjetër, Austin Jones, 43 vjeç.

34-vjeçarja kishte bërë disa paraqitje të kufizuara në aktrim në moshë të re. Ajo u shfaq për herë të parë në filmin e vitit 2002 “Men in Black II”, ku luante edhe i ati. Më pas, ajo mori pjesë edhe në filmin e vitit 2005 “The Three Burials of Melquiades Estrada”, të drejtuar nga babai i saj, ku luante edhe njerka e saj, Dawn Laurel-Jones.

Familja nuk ka bërë ende një reagim publik, ndërsa pritet që autoritetet të japin më shumë detaje në vijim, pas përfundimit të ekzaminimeve dhe hetimeve përkatëse.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related