23 deputetë të PD përfundojnë në SPAK, emrat dhe akuzat që rëndojnë mbi ligjvënësit demokratë që dogjën karriget dhe…

Data

Kosi, dhuna dhe djegia e karrigeve këtë të hënë në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë duket se do t’iu kushtojë shtrenjtë 24 deputetëve të Partisë Demokratike. Policia e Tiranës ka dërguar në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) emrat e 23 deputetëve të opozitës, të cilët u bënë pjesë e kaosit me djegien e karrigeve dhe aktet e dhunës në seancën e 30 shtatorit 2024. Ndërkohë që nga ana tjetër, Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend kërkesën për përjashtimin e 24 deputetëve të PD. Konkretisht PS ka depozituar ditën e djeshme në Kuvend kërkesën për përjashtim e 24 deputetëve të Partisë Demokratike, pas kaosit dhe tensionit. Bëhet me dije se brenda 48 orëve do të mblidhet Sekretariati i Etikës, për të marrë vendim për 24 deputetët e Partisë Demokratike. Partia Socialistë ka kërkuar masë disiplinore ndaj:

Gazmend Bardhi, Flamur Noka, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Saimir Korreshi, Lefter Geshtenja, Luan Baçi, Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Ramadan Lika, Asllan Dogjani, Qani Xhafa, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Lodovik Hasani, Kasem Mahmutaj, Edmond Spaho.

Njoftimi i Policisë

Ndërkaq, sipas njoftimit të policisë, deputetët “vandalë” janë kallëzuar në SPAK. Konkretisht efektivët këqyrën kamerat dhe administruan provat për aktet e kryera nga deputetët e opozitës. Dhe ndaj protagonistit kryesor, që mban edhe peshën më të madhe politike në partinë demokratike, Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka, rëndojnë dy akuza, ajo e shkatërrimit të pronës me zjarr, si personi që hodhi benzinën dhe dogji karriget e kuvendit, por edhe goditje për shkak të detyrës, pikërisht për këtë akt ndaj deputetit socialist, Petro Koçi. Për kreun e grupit parlamentar të PD-së u ngrit akuza “Goditjet për shkak të detyrës”, pasi hodhi në drejtim në kryeparlamentares Spiropali këmbën e karriges, duke rrezikuar jetën e saj. Për Bledion Nallbatin, i cili ndihmoi Nokën t’i vinte flakët kuvendit, është ngritur akuza “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Ndërsa për 20 deputetët e tjerë është ngritur akuza “Shkatërrimi i pronës”. Për 20 deputetët e tjerë, të cilët në shenjë revolte nxorën karriget nga salla plenare, në oborrin e parlamentit, rëndon akuza e “Shkatërrimit të Pronës”. Në SPAK janë çuar deputetët e grupit parlamentar të PD-së por dhe Monika Kryemadhi, Erisa Xhixho të Partisë së Lirisë të cilët akuzohen për shkatërrim të pronës. “Tiranë – Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ngarkim të shtetasve:

– Flamur Noka., 53 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”, parashikuar nga nenet 151 dhe 237 të Kodit Penal;

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related