Gazment Bardhi pas deklaratës së Ramës për Financial Times: Dy fjalë që tregojnë pse duhet të marrë fund kjo epokë

Data

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama në një intervistë për Financial Times, ku Rama iu përgjigj kritikëve dhe protestuesve me shprehjen “F*ck you”.

Në reagimin e tij në rrjetet sociale, Bardhi e cilësoi këtë deklaratë si një pasqyrim të mënyrës se si, sipas tij, Rama e koncepton dhe ushtron pushtetin.

Sipas deputetit demokrat, shprehja nuk përbën një reagim emocional të momentit apo një lapsus, por përmbledh filozofinë politike të kryeministrit ndaj qytetarëve që kërkojnë llogaridhënie dhe ndaj kundërshtarëve politikë.

“‘F*ck you’ nuk është një humbje nervash e momentit. Nuk është as lapsus. Është thelbi i mënyrës se si Edi Rama e ushtron pushtetin”, shkruan Bardhi.

Ai argumenton se kjo gjuhë tregon përçmim ndaj qytetarëve, kundërshtarëve politikë dhe vetë konceptit të llogaridhënies në një sistem demokratik.

Në reagimin e tij, Bardhi shton se deklarata e Ramës përfaqëson më shumë sesa një episod komunikimi politik, duke e konsideruar atë si simbol të një modeli qeverisjeje që, sipas tij, duhet të marrë fund.

“Dy fjalë vlejnë më shumë se një mijë fjalime”, shprehet Bardhi, duke shtuar se ato shpjegojnë arsyet pse, sipas opozitës, “epoka e Edi Ramës duhet të marrë fund”.

Reagimi i Bardhit vjen në vijim të komenteve dhe kritikave të shumta nga figura të opozitës dhe aktorë të tjerë publikë pas intervistës së Ramës, e cila ka shkaktuar debat të gjerë në skenën politike shqiptare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related