Gazetari nga SHBA: E gjithë familja e Edi Ramës ndodhet në Manhattan

Data

Familja e kryeministrit Edi Rama ndodhet aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lajmi është bërë publik nga gazetari Robert Papa, i cili deklaroi se disa anëtarë të familjes së kryeministrit janë parë në Manhattan nga shqiptarë që jetojnë atje.

Sipas tij, në SHBA ndodhen bashkëshortja e kryeministrit Linda Rama, fëmijët e tyre si dhe vëllai i kryeministrit, Olsi Rama. Gazetari u shpreh se udhëtimi i tyre vjen në një moment kur politika shqiptare është përfshirë në debate të forta, veçanërisht për çështje që lidhen me drejtësinë dhe hetimet e SPAK.

Papa deklaroi se arsyet e udhëtimit mund të jenë të ndryshme, duke përmendur mundësinë e çështjeve shëndetësore ose të lidhura me aktivitetet e biznesit dhe interesat financiare të familjarëve.

“Thuajse e gjithë familja e tij ka zbarkuar në Manhattan. Janë parë nga shqiptarët që jetojnë këtu. Arsyet mund të jenë shëndetësore ose lidhen me bizneset dhe pasuritë që kontrollojnë”, u shpreh gazetari.

Ai shtoi se udhëtimi i familjarëve të kryeministrit ka ngjallur diskutime në komunitetin shqiptar në SHBA, ndërsa përmendi edhe tensionet politike në Shqipëri, përfshirë debatet për çështjen e imunitetit të ish-zv/kryeministres Belinda Balluku dhe raportet me institucionet e drejtësisë.

Ndërkohë, sipas gazetarit, situata politike në vend mbetet e tensionuar, ndërsa në fokus të diskutimeve publike vazhdojnë të jenë hetimet e drejtësisë dhe përplasjet politike mes mazhorancës dhe opozitës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related