Marta Kos: “Hapja e grupkapitullit të fundit, gur kilometrik për Shqipërinë dhe shembull i fuqisë transformuese të zgjerimit”

Data

Marta Kos, Komisionerja për Zgjerimin, në konferencën për hapjen e grupkapitullit të fundit të negociatave me BE, u shpreh se ky është një gur kilometrik për Shqipërinë. Gjatë fjalës së saj, ajo u shpreh se Shqipëria është shembulli më i mirë i fuqisë transformuese dhe se është frymëzim në Ballkan.

“Jam mirënjohëse Presidencës daneze, jemi të përkushtuar të sjellim Shqipërinë në BE. Është rezultati i qytetarëve shqiptarë për ndryshim. Shqipëria është shembulli më i mirë i fuqisë transformuese të zgjerimit. Çelja e grupeve kapitulluese është bërë sukses, por mbyllja e tyre është çmimi real. Tani është momenti për të përshpejtuar disa reforma. Hapi tjetër është që Shqipëria të përmbushë piketat e ndërmjetme. Nuk do të jetë e lehtë, por ju, i dashur Edi, keni mbështetjen e gjerë publike të vendeve kandidate, punoni me të gjithë ata, me opozitën në parlament, sektorin privat; Komisioni do të vazhdojë t’ju mbështesë dhe t’ju këshillojë. Jam personalisht e përkushtuar që t’ju mbështesim,” tha Marta Kos.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related