Gazetari Enrik Mehmeti humb jetën në një aksident në zonën e Zvërnecit

Data

Gazetari Enrik Mehmeti ka humbur jetën mbrëmjen e së shtunës si pasojë e një aksidenti të ndodhur në zonën e Porto Novës, pranë Zvërnecit.

Sipas të dhënave paraprake të Policisë së Shtetit, 40-vjeçari po lëvizte me një mjet tip ATV (motor me katër rrota), kur dyshohet se humbi kontrollin e drejtimit, duke bërë që mjeti të përmbysej.

  • Nga informacionet paraprake, gjatë aksidentit Mehmeti ka pësuar dëmtime të rënda, të cilat rezultuan fatale, pavarësisht përpjekjeve për t’i dhënë ndihmën e nevojshme.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa pritet ekspertiza përkatëse.

Ngjarja ka tronditur komunitetin e gazetarëve dhe të afërmit e tij, ndërsa institucionet përgjegjëse vijojnë veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rastit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related