Çeta e Sali Babales sulmon Gjykatën, hordhia e deputetëve të PD mësyjnë në Apel për të shpëtuar Salianjin nga…

Data

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji zgjodhi të paraqitej dje në Gjykatën e Apelit i shoqëruar me një hordhi deputetësh demokratë, në seancën ku u dhanë konkluzionet përfundimtare lidhur me dosjen e njohur si “Babale”, ku ai akuzohet për “kallëzim të rremë”. Në konkluzionet përfundimtare Salianji dhe avokatët kundërshtojnë dënimin me 1 vit burg dhënë nga Gjykata e Tiranës në dhjetor të vitit 2019, pasi u shpall fajtor për këtë akuzë ndërkohë prokuroria kërkon lënien në fuqi të këtij dënimi. Ndërkohë trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Genti Shala, Elona Toro Iliba Bezati për shkak të dosjes voluminoze do ta shpallë vendimin në 26 shtator ora 13:00. Por fakti çeta e Babales mësynë dje tek Gjykata e Apelit për të shpëtuar deputetin Salianji nga dënimi, është një sulm i hapur ndaj drejtësisë. Kjo pasi prania e deputetëve të shumtë është e panevojshme dhe se kur flet drejtësia të gjithë heshtin.

Mirëpo fakti që ata zgjodhën të zbarkojnë në ambientet e Gjykatës së Apelit në mbrojte të Salianjit, tregon qartë drejtësia është nën trysninë e skotës së politikanëve demokratë. Ndërkohë presionin ndaj drejtësisë e tregoi edhe deklarata e Salianjit para mediave. Pak pasi doli nga seanca në Apel, deputeti Salianji sulmoi hapur dhe publikisht Drejtësinë, duke i kërcënuar me padi dhe madje quajtur “kalbësira morale”. “Nëse flasim për prova dhe fakte jemi me këto që them prova shkencore dhe më prokurorinë dhe avokatin që e quan strukturë të lartë këta janë kalbësira morale që për para shesin gjithçka, për interes politik bëjnë gjithçka. Nuk kam frikë nga asnjë përveç Zotit, frikën nuk e njoh, po bëj denoncim për publikun. Po bëhet përdorim politik. Unë nuk jam në SPAK. Prokurori në këtë rast mban qëndrimin e prokurorit të mëparshëm”, deklaroi Salinanji

Çfarë pritet të ndodhë?

Salianji u shpall fajtor për veprën penale kallëzim i rremë në lidhje me çështjen “Babale”. Nëse Apeli do të vendosë nëse do të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë, apo do ta shpallë të pafajshëm apo do të japë një vendim alternativ. Nëse Apeli do të konfirmojë vendimin e Shkallës së Parë atëherë deputeti Salianji, rrezikon burgun. Salianji u shpall fajtor për veprën penale ‘kallëzim i rremë’ në lidhje me çështjen “Babale” dhe u dënua me një vit burg nga gjykata e Shkallës së Parë. Në Apel e ka çuar çështjen dhe gazetari Jetmir Olldashi, i cili u dënua me 6 muaj burg të konvertuar në 100 orë shërbim komuniteti. Deputeti Ervin Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi u shpallën fajtorë nën akuzën e ‘kallëzimit të rremë’ lidhur me inskenimin e audio-përgjimit me qëllim përfshirjen e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në trafikun e drogës. Gjykata e shkallës së parë vendosi 1 vit burgim për ish-deputetin Salianji me “akuzën e kallëzimit të rremë kryer në bashkëpunim”.

Çfarë ndodhi gjatë ditës në seancë?

Deputeti Ervin Salianji, në fjalën e tij mbrojtëse pretendoi se “nuk kishte bërë kallëzim të rremë” dhe se gjithnjë ka bërë denoncime ndaj njerëzve të pushtetit, duke vënë në dukje se po ashtu “gjithnjë i kam fituar gjyqet”. Ai pretendoi pafajësi dhe se dënimi ka qenë me prapavijë politike. Ligjvënësi demokrat u shpreh se ai nuk hynte farë në këtë proces, pasi denoncimi i tij lidhej me dënimin që Geron Xhafa kishte marrë në Itali për drogë. Për rastin “Babale” ai tha se e kanë marrë përsipër tre të tjerët se e kanë bërë. Në të njëjtin proces ankimimi janë edhe gazetari Jetmir Olldashi, po i dënuar dhe Fredi Alizoti. Kurse Albert Veliu (i thirrur Babalja dhe që inskenoi audio-përgjimin me vëllanë e ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj), i cili u kap për ekstradim në Belgjikë pas arratisë, gjykata ka dhënë 3 vite burgim për dosjen “Babale” dhe kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme.

 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related