Gazeta ‘Der Standard’: Shqiptarët ngrihen kundër korrupsionit, komplikohet rruga e integrimit në BE

Data

Media austriake Der Standard raporton se situata e fundit politike në Shqipëri mund të ndikojë negativisht në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Sipas artikullit, në Tiranë ka pasur përplasje mes protestuesve dhe policisë përpara rezidencës së kryeministrit Edi Rama. Demonstruesit kërkuan dorëheqjen e qeverisë, ndërsa tensionet lidhen kryesisht me akuzat për korrupsion ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Prokuroria e posaçme ka ngritur akuza ndaj Ballukut për ndërhyrje në tendera publikë dhe favorizim kompanish, por ajo i ka mohuar këto akuza. Ndërkohë, parlamenti votoi kundër heqjes së imunitetit të saj, gjë që ka shtuar debatet politike dhe pakënaqësinë publike.

Sipas raportimit, këto zhvillime po e vënë në provë funksionimin e shtetit ligjor në Shqipëri. Bashkimi Evropian ka theksuar se përparimi në luftën kundër korrupsionit dhe forcimi i institucioneve të drejtësisë janë kushte kyçe për anëtarësim.

Shqipëria synon të anëtarësohet në BE deri në vitin 2030, por situata aktuale mund ta vështirësojë këtë proces nëse nuk ka progres të dukshëm në hetime dhe reforma.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related